Vendosni fjalën kyçe....

Aksident i rëndë në aksin Fier-Lushnjë, humbin jetën dy persona


Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Fier-Lushnje.

Aksidenti ka ndodhur ditën e djeshme rreth orës 02:00 pranë  fshatit Savër, ku dy automjete tip “Benz” janë përplasur me njëri-tjetrin.

Si pasojë e përplasjes kanë humbur jetën një nga drejtuesit e njërit mjet, shtetasi me inicialet I.T, 64  vjeç si dhe pasagjerja që ndodhej me të.

“Në datën 20.08.2019, rreth orës 02:20, në aksin rrugor Fier-Lushnje, në  fshatin Savër, është përplasur automjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin E.Gj, 29 vjeç, banues në Pirrë, Lushnje, me automjetin tip “Benz” me drejtues shtetasin I.T, 64 vjeç, banues në Rrapëz, Lushnje.

Për pasojë kanë ndërruar jetë shtetasi I.T dhe pasagjerja që ndodhej me të në mjet. Po punohet për identifikimin e shtetases që ka ndërruar jetë. Eshtë shoqëruar shtetasi E.Gj dhe po kryen veprimet proceduriale për arrestimin e tij.Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.”, thuhet në njoftimin e policisë.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *