Vendosni fjalën kyçe....

Me Vuçiçin dhe Zaevin rrugëve të Shkupit, Rama ndan fotot


Me Vuçiçin dhe Zaevin rrugëve të Shkupit, teksa qytetarë të ndryshëm bëjnë foto me ta. Rama ndan fotot dhe komenton që ndodhet në vigjilje të Forumit Ekonomik “Ballkani i Hapur”.

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Maqedoninë e Veriut në kuadër të Forumit Ekonomik për Bashkëpunimin Rajonal. Në Shkup, Rama u takua me Presidentin serb Vuçiç dhe Kryeministrin e MV, Zoran Zaev ku dhe do jenë pjesëmarrës mbi 300 kompani nga të treja vendet.

“Shengeni Rajonal është vetëm korniza e një formule që është formula e BE, pra korniza e katër lirive të BE, lëvizja e lirë e njerëzve, mallrave, e shërbimeve dhe kapitalit. Duke qenë se shumëkush është kapur pas këtij emri dhe është menduar që të ketë një emër tjetër thjesht si nisëm, unë mendoj se kush do të kapet me emrin, do të kapet prapë me emrin, nuk është se do të zgjidhet gjë nga kjo anë”-deklaroi Rama në intervistën për Top Channel.