Vendosni fjalën kyçe....

Aksident në aksin Gjirokasër-Kakavijë, pesë të plagosur


Një aksident ka ndodhur sot në aksin rrugor Gjirokastër – Kakavijë. Mësohet se në këtë aksident janë përfshirë dy automjete përkatësisht Audi AA 151 UN dhe BMË X5 AA 656 LM, të cilat janë përplasur në dalje të qytetit, midis Kordhocës dhe Gjirokastrës, te varrezat publike.

Si pasojë e përplasjes kanë mbetur të plagosur pesë persona, të cilët janë dërguar me urgjencë drejt spitalit për të marrë ndihmën mjekësore.

Një grua mes të plagosurve ndodhet në gjendje të rëndë dhe po dërgohet drejt Tiranës për mjekim më të specializuar.

Si pasojë e aksidentit janë krijuar radhë kilometrike në autostradë. 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *