Vendosni fjalën kyçe....

Basha: Rama po përpiqet të lajë duart me Valdrin Pjetrin


Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, ka dalë në një deklaratë në mediat lidhur me rastin e Valdrin Pjetrit. Basha thotë se Pjetri nuk është rast individual sikurse është munduar ta trajtojë kryeministri Edi Rama dhe mediat pranë qeverisë.

Opozita e akuzon Pjetrin se është arrestuar dhe dëbuar nga Italia, nën akuzat për trafikim të lëndëve narkotike.

“Zgjidhja që kishte Edi Rama për Shkodrën ishte të bënte qytetar të parë të Shkodrës një trafikant droge, një kryebashkiak të krimit. T’u vinte në krye shkodranëve një 6 përqindësh, kryebashkiak të pakicës së pakicës.

Sot ka një përpjekje të shfrenuar për ta shitur Valdrin Pjetrin. Rama i pari e shiti menjëherë dhe sot ka lëshuar mercenarët në media që ta sulmojnë. Janë ata që i bënë propagandë Shkodrës me muaj , ata që i hynë me dhunë Shkodrës për t’i imponuar Valdrin Pjetrin, sot, befas, kanë zbuluar se Valdrini nuk qenka më i denjë për Shkodrën.

E gjithë propaganda e Edi Ramës po përpiqet ta trajtojë këtë një problem individual, si mungesë inteligjence e një njeriu që deshi t’ia hidhte Ramës dhe popullit.

Në fakt i padenjë për Shkodrën dhe për gjithë Shqipërinë është Edi Rama.

Ai që po përpiqet t’ia hedhë Shkodrës dhe gjithë Shqipërisë është Edi Rama

Valdrinin e çoi në Shkodër Edi Rama, duke e ditur se kush ishte edhe vëllai i tij, duke inaugurar hotelin e drogës. Dhe me qëllimin që ai të garantonte trafikun e drogës dhe të qenieve njerëzore në rrugën e Ballkanit e cila kalon përmes Shkodrës.

 Për Valdrinin, Edi Rama hyri në Shkodër i armatosur me forca speciale.

Për Valdrinin, Edi Rama ishte i gatshëm të fuste Shkdorën në përplasje civile

Për Valdrinin, Edi Rama e provokoi Shkdorën me një 2 prill të dytë.

Edi Rama e dinte shumë mirë kush ishte Valdrini, por atij i duhej pikërisht Valdrini në Shkodër, siç e tha pak ditë më parë si kryetar i bashkise dhe si drejtues politik në Shkodër.”, thotë Basha.

Ditën e djeshme PD publikoi disa dokumente që vërtetonin sipas opozitës, akuzat ndaj Pjetrit. Pas publikimit të këtyre dokumenteve, kryeministri Edi Rama tha se derisa e vërteta ligjore të dale, Valdrin Pjetri dhe Partia Socialiste i kanë rrugët e ndara.

I edukuar, i zoti, i respektuar familjarisht në Shkodër e kudo ka punuar ,po kjo s’mjafton më! Kurrë s’kam menduar se Valdrini mund të fshehë të vërtetën në raport me ligjin, po deri kur e vërteta ligjore të dalë, Valdrin Pjetri dhe Partia Socialiste i kanë rrugët e ndara plotësisht”- shkruante Rama.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *