Vendosni fjalën kyçe....

Rama: Me Berishën nuk negociojmë, nëse opozita nuk propozon emër, presidentin do e zgjedhim vetë në raundin e katërt


Në një prononcim për mediet, kryeministri Edi Rama e ka bërë të qartë se PS nuk do të negociojë me Sali Berishën për procesin e zgjedhjes së presidentit.

Nëse nuk do të ketë asnjë propozim nga opozita, kreu i qeverisë tha se nuk iu mbetet gjë tjetër përveçse të presin dhe ta votojnë në raundin e katërt vetëm me votat e maxhorancës.

“S’kemi, megjithatë presim, nuk i ndajmë ne se kush është kush, dihet se kë ne refuzojmë ta marrim në konsideratë. Jemi të gatshëm të flasim me çdo palë pjesë që do donte të fliste me ne, nëse nuk duan të flasin nuk kemi mundësi tjetër përveçse të presim dhe kur të futemi në raundin e katërt për përdorim mandatin që na jep kushtetuta për të zgjedhur presidentit.

Është një proces që mund të ishte më i kulturuar më i edukuar, më i harmonizuar në aspektin e ballafaqimit të shkëmbimeve të idesë, për më tepër një një kohë si sot kjo kur ne nuk kemi nevojë të shpikim hendegje ekstra se boll janë ato që janë të trashëguara.”– iu përgjigj ai gazetarëve.