Vendosni fjalën kyçe....

SHBA shtyn vendosjen e tarifave për disa mallra kineze, përfshirë celularët


SHBA ka pezulluar përkohësisht tarifat për disa importe kineze. Kjo situatë do ndodhë deri më 15 dhjetor njoftoi Përfaqësuesi i Tregtisë i Shteteve të Bashkuara (USTR).

Në deklaratën e së martës, USTR njoftoi hapat e radhës të Uashingtonit në konfliktin tregtar me Pekinin.

Agjensia tha se vendosja e një tarife shtesë prej 10 përqind për afro 300 miliardë dollarë importesh kineze, që do të hynin në fuqi në 1 shtator, do të vonohet në artikuj të caktuar.

Telefonat celularë, laptopët, konsolat ​​e lojërave, disa lodra, monitorë kompjuteri dhe disa veshmbathje nuk do të goditen nga tarifat e reja deri më 15 dhjetor.

Në të njëjtën kohë, taksat e reja nuk do të synojnë “produkte të caktuara” pasi ato u hoqën nga lista e tarifave bazuar në shëndetin, sigurinë, sigurinë kombëtare dhe faktorë të tjerë, sipas USTR.

Në fillim të muajit, Presidenti amerikan Donald Trump kërcënoi të godasë Kinën me tarifa shtesë prej 10 përqind për 300 miliardë dollarët e mbetur të importeve të vendit duke filluar nga 1 shtatori.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *