Vendosni fjalën kyçe....

Përmbyset varka, humbin jetën tre fëmijë në Francë


 

 

Tre fëmijë të moshës  7, 9 dhe 13 vjeç humbën jetën pasi një varkë u përmbys, në Kanalin anglez.

Ngjarja ndodhi pasditen e së hënës, në qytetin Agon-Coutainville në Normandi, Francë.

Shërbimet e urgjencës gjetën në varkë tre të rritur dhe tre fëmijë – dy vajza 9 dhe 13-vjeçe dhe një djalë 7 vjeç dhe i kthyen në breg.

Tre të rriturit në bord u plagosën lehtë, raporton “Le Figaro“, por fëmijët ndërruan jetë në vendngjarje.

Autoritetet thonë se pasagjerët kishin qenë në një varkë të shpejtë, rreth 800 metra larg bregut.

Ende nuk dihet shkaku i këtij incidenti në det, por dyshohet për një defekt në motorin e varkës.

Autoritetet po punojnë për zbardhjen e rrethanave të këtij aksidenti në det.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *