Vendosni fjalën kyçe....

Organizonte lojëra të palejuara dhe shiste produkte kontrabandë, arrestohet pronari i lokalit në Korçë


Pronari i një lokali në Korçë është arrestuar, pasi akuzohet për organizimin e lojërave të jashtëligjshme.

Një 64-vjeçari me inicialet B. M., sipas policisë tregtonte mallra të dyshuara kontrabandë dhe organizonte lotari të palejuara në aktivitetin e tij privat, të paregjistruar në organet tatimore.

Në lokalin e tij, policia ka sekuestruar pije (alkoolike dhe joalkoolike) pa dokumentacionin përkatës, si dhe një laptop, që dyshohet se e përdorte për organizimin e lotarive të palejuara.

Detajet e policisë:

Tregtonte mallra të dyshuara kontrabandë, si edhe organizonte lotari të palejuara në aktivitetin e tij privat të paregjistruar në organet tatimore, arrestohet në flagrancë pronari i një lokali.

Në kuadër e zbatim të detyrave të përcaktuara në planin e posaçëm të masave, për parandalimin, evidentimin dhe ndëshkimin e informalitetit, evazionit fiskal në turizëm, ndërtim, hidrokarbure, mallra të akcizës dhe krimeve të tjera mjedisore, specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik-Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit:
• B.M, 64 vjeç, banues në Korçë.

Arrestimi i tij u bë pasi, gjatë kontrollit që shërbimet e Policisë kanë ushtruar në ambjentet e lokalit në pronësi të tij në lagjen nr.8 në Korçë, për të cilin ky shtetas nuk posedonte dokument tatimor, iu gjetën e sekuestruan në cilësinë e provës materiale:

-Një sasi pijesh (alkoolike dhe joalkoolike) pa dokumentacionin përkatës, të dyshuara si kontrabandë.
– Një kompjuter lap top, i cili dyshohet se përdorej nga shtetasi B.M, për organizimin e lotarive të palejuara.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprat penale “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë”, “Fshehja e të ardhurave”, ”Shkelja e të drejtave të pronësisë industriale” , ”Organizimi i lotarive të pa lejuara” dhe ”Ushtrimi i aktivitetit tregtar të pa regjistruar në organet tatimore”.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *