Vendosni fjalën kyçe....

Mijëra njerëz marrin pjesë në protestat antiqeveritare në Rumani


Mijëra njerëz morën pjesë në protestat antiqeveritare në Rumani, në tubimin më të madh që u zhvillua jashtë selisë së qeverisë në Bukuresht.

Protestat e djeshme u mbajtën në një-vjetorin e protestave-antikorrupsion në të cilat qindra njerëz u plagosën, përfshirë dhjetëra oficerë policie.

Disa demonstrues mbanin shenja me parulla si “Korrupsioni vret” ndërsa kërkuan dorëheqjen e qeverisë së kryeministres, Viorica Dancila.

Një nga protestuesit, Mihai Munteanu tha: “Ne duam që kjo qeveri e mbushur me të paaftë, njerëz të korruptuar dhe hajdutë të largohet sepse nuk mund të vazhdojmë më kështu”.

Dancila ka qenë kryeministre që nga janari i vitit 2018. Udhëheqësja e Partisë Social Demokratike është e vendosur të kandidojë kundër Presidentit në detyrë Klaus Iohannis, në zgjedhjet presidenciale të nëntorit.

Protestat po nxiten pjesërisht edhe nga zemërimi për përdhunimin dhe vrasjen e një vajze adoleshente dhe përgjigjen e ngadaltë të qeverisë. Policia mbërriti 19 orë pasi viktima kishte thirrur disa herë në numrin e urgjencës dhe u kishte thënë autoriteteve se ishte rrëmbyer.