Vendosni fjalën kyçe....

Pas sulmit të gangsterëve me thika, Ozil dhe Kolasinac marrin sërish kërcënime


Yjet e Arsenalit Mesut Ozil dhe Sead Kolasinac nuk do të udhëtojnë më për në Newcastle. Gazeta britanike “Mirror” shkruan se dy futbollistët kanë marrë kërcënime pas incidenteve me makinat e tyre.

Dy lojtarët kanë frikë për sigurinë e tyre pas incidenteve që kanë ndodhur natën vonë në afërsi të shtëpive të tyre në veri të Londrës.

Dy javë më parë Kolasinac u përball me një bandë me thika në veri të Londrës, ndërsa ata u përpoqën vidhnin xhipin e Ozil-it që kushton 100,000 pound, ndërkohë që e shoqja shikonte.

Momenti kur motoristët me thikë sulmuan lojtarët

Arsenali i dha kohë pushimi dy lojtarëve, por ata kanë marrë kërcënime të reja. Tabloidi britanik shkruan se për këtë arsye, Ozil dhe Kolasinac nuk u stërvitën këtë të premte përpara udhëtimit për në Newcastle dhe të dy kanë mbetur të traumatizuar dhe të shokuar nga incidentet.

Lojtarëve të tjerë të Arsenalit iu tha se Ozil-it dhe Kolasinac-it iu dha pushim për shkak të frikës së vazhdueshme për sigurinë e tyre.

Ëhtë e qartë që autorët e dinë se ku jetojnë lojtarët dhe ata tani janë të shqetësuar për sigurinë e tyre. Të dy kanë qenë subjekt i kërcënimeve në internet. Aktiviteti i dyshimtë është raportuar vonë natën.

Arsenali për këtë arsye ka marrë vendimin që lojtarët të mos fluturojnë drejt Newcastle për ndeshjen e së shtunës.

Arsenali mbrëmë publikoi ​​një deklaratë: “Mesut Ozil dhe Sead Kolasinac nuk do të jenë pjesë e skuadrës për ndeshjen tonë kundër Newcastle United pas incidenteve të sigurisë të cilat po hetohen nga policia.

Mirëqenia e lojtarëve tanë dhe familjeve të tyre është gjithmonë përparësia kryesore dhe ne kemi marrë këtë vendim pas diskutimit me lojtarët dhe përfaqësuesit e tyre.

Ne jemi në kontakt me policinë dhe po u ofrojmë lojtarëve dhe familjeve të tyre mbështetje të vazhdueshme. Mezi presim t’i mirëpresim lojtarët përsëri në skuadër sa më shpejt të jetë e mundur. Nuk do të bëjmë ndonjë koment tjetër mbi këtë çështje. “

Pas incidentit Ozil ka shtuar ekipin e sigurisë në shtëpi


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *