Vendosni fjalën kyçe....

Aktori Tom Felton ndihet keq gjatë një ndeshjeje golfi, e largojnë me karrocë (FOTO/VIDEO)


Aktori Tom Felton i njohur për rolin e tij në filmat e “Harry Potter” është rrëzuar papritmas në një fushë golfi në Wisconsin, gjatë një ndeshje përpara Kupës Ryder.

PGA e Amerikës raportoi se aktori përjetoi një “incident mjekësor” dhe u dërgua në një “spital lokal për trajtim”.

Në fotografitë që kanë qarkulluaar në medie, Felton duket i vetëdijshëm ndërsa disa persona po e tërhiqnin atë në një karrocë.

Felton i cili mbushi 34 vjeç të Mërkurën, është i njohur për rolin si Draco Malfoy në filmat e “Harry Potter”.

Një lojtar golfi gjithashtu, Felton po përfaqësonte Evropën së bashku me ish -lojtarin profesionist të hokeit mbi akull Teemu Selanne, nga Finlanda, në turneun e famshëm në Whistling Straits.

Ata po luanin kundër kapitenit olimpik amerikan të hokeit të vitit 1980, Mike Eurzione dhe patinatorit olimpik Dan Jansen.