Vendosni fjalën kyçe....

Mbi një javë të bllokuar në Mesdhe, Richard Gere viziton migrantët në anijen spanjolle. Apel shteteve t’i pranojnë (VIDEO)


Aktori Richard Gere ditën e djeshme ka vizituar migrantët e bllokuar në anijen humanitare spanjolle që ka ngecur në Detin Mesdhe prej më shumë se një jave, pasi asnjë qeveri europiane nuk do t’i mirëpresë.

Në një përpjekje për të tërhequr vëmendjen e publikut lidhur me çështjen, Gere hipi në anijen “Open Arms” rreth 27 milje detare larg Lampedusa-s, ishullit më jugor të Italisë.

Anija, e cila përballet me gjobë deri në 1 milion euro nëse hyn në ujërat italiane, ka qëndruar pa lëvizur për tetë ditë.

Aktori i filmit të famshëm “Pretty Woman” ndihmoi 121 migrantët që ndodhen në bord, duke u dërguar ushqime dhe duke ndihmuar me furnizimet që i nevojiteshinm anijes. Aktori kërkoi mbështetje për anijen, brenda së cilës janë edhe dy fëmijë 9-muajsh, binjakë nga Etiopia.

“Gjëja më e rëndësishme për këta njerëz këtu është të arrijnë në një port falas, të zbresin nga anija, të hipin në tokë dhe të fillojnë një jetë të re”, tha Gere, duke i kërkuar qeverive të mbështesin dhe ndihmojnë këta njerëz.

Të shumtë e vlerësuan aktorin për përpjekjet e tij humanitare, ndërsa të tjerët e përçmuan atë duke e thënë se një multi-milione si ai, duhet të marrë disa prej amigrantëve në shtëpinë e tij.

Ministri i Brendshëm i Italisë Matteo Salvini, i cili njihet për qëndrimin e tij të ashpër kundër ardhjeve të migrantëve u tall me Gere në “Twitter”.

“Richard Gere në “Open Arms”? Shpresoj që ai të marrë ngjyrë dhe të ndjehet mirë … Meqenëse kjo anije është e një OJQ-je Spanjolle, ata mund t’i zbresin pasagjerët në Ibiza ose Formentera, apo jo? “, shkruan Salvini.

A


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *