Vendosni fjalën kyçe....

Begaj në konferencë shtypi me Osmanin: Të thellojmë bashkëpunimin, duhet të udhëhiqemi nga interesi kombëtar


Presidenti Begaj tha gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me presidenten e Kosovës Osmani se Tirana e Prishtina duhet të bashkërendohen më mirë për sa i përket çështjes kombëtare e të udhëhiqen nga interesi kombëtar për të thelluar bashkëpunimin në të gjitha nivelet.

Kreu i shtetit tha gjithashtu se askush nuk duhet të vërë në diskutim integritetin territorial të Kosovës, teksa shtoi se duhet bashkërendim me SHBA dhe BE për të gjitha veprimet e ndërmarra nga qeveria e Kosovës.

“Sot 1 vit pas vizitë sime të parë në Kosovë, kisha nderin t’i uroja mirëseardhjen Osmanit. Mirëserdhët në shtëpinë tuaj. Gjatë bisedave tona, përtej frymë vëllazërore, vëmendje patën çështjet më të rëndësishme të interesave ndërshtetërore por edhe koordinimit më të mirë të çështjes sonë kombëtare. Lidhur me bashkëpunimin ndërshtetëror vëmendja u fokusua në thellimin e marrëdhënieve. Nënvizova se marrëdhëniet janë shumë të mira dhe duhet të udhëhiqemi nga interesi kombëtar për të thelluar bashkëpunimin në të gjitha nivelet. Askush ska pse çuditet që Kosova është prioriteti kombëtar i Shqipërisë”, tha Begaj.

“Në kuadër të bashkëpunimit rajonal Shqipëria dhe Kosova janë dhe do të mbeten faktor stabiliteti bashkëpunimi dhe bashkërendimi i objektivave dhe politikave tona duhet të jetë parësor. Jashtë vëmendjes nuk mund të mbeteshin zhvillimet në veri të Kosovws. Duhet koordinim më i ngushtë dhe më i mirë me SHBA dhe Be për të gjitha veprimet e ndërmarra. Askush nuk mund të vërë në pikëpyetje sovranitetin dhe integritetin e Kosovës por koordinimi me partnerët është i domosdoshëm. Vlerësova hapat e fundit të qeverisë së Kosovës për deeskalimin e situatës. Sigurova Osmanin për mbështetjen e plotë dhe angazhimin e Shqipërisë në funksion të këtij dialogu. Gjithashtu duhet koordinim dhe bashkërendim më i mirë i punës mes institucioneve të dy vendeve. Shqipëria i mbështet aspiratat e Kosovës për integrimin euro-atlantik.  Shqiptarët kanë vërtetuar me vepra që janë faktorë paqeje dhe stabiliteti”, shtoi presidenti Begaj.