Një 92-vjeçar gjerman do të përballet me gjyqin në tetor pasi ka ndihmuar në vrasjen e 5,230 të burgosurve në një kamp nazist gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Burri, i identifikuar si Bruno D, ishte një roje ‘SS’ në kampin e përqendrimit ‘Stutthof’ afër Gdanskut, Poloni, nga 1942 deri në 1945, ku ai akuzohet për ndihmën që ka dhënë në vrasjen e mijëra personave të pafajshëm.
Një zëdhënës i prokurorit tha se burri kishte bërë një rrëfim të pjesshëm dhe e pranoi praninë e tij në kamp, ku, siç tha ai, kishte parë që trupat po digjeshin në krematorium dhe e dinin që njerëzit ishin futur në dhomat e gazit.
Ai ishte gjithashtu i vetëdijshëm për të ashtuquajturin bllok vdekjeje, ku hebrenjtë u vranë duke iu mohuar ushqim, ujë dhe ndihmë mjekësore. Të paktën 5,000 njerëz vdiqën atje, raporton ‘Die Welt’.
Bruno tha se kjo nuk e bën atë fajtor.
“Çfarë përfitimi do kishte pasur po të isha larguar. Ata do kishin gjetur dikë tjetër”, tha ai.
Rreth 65,000 njerëz, përfshirë shumë hebrenj, u vranë në ‘Stutthof’. Shumë prej tyre u mbytën me gaz ‘Zyklon B’ ose u qëlluan në pjesën e pasme të kokës.