
Azzam al-Hayya, djali i udhëheqësit të Hamasit, Khalil al-Hayya , u vra në një sulm në qytetin e Gazës, konfirmuan zyrtarët izraelitë të mërkurën. Ata thanë se ai ishte anëtar i forcës elitare Nukhba të Hamasit.
Rrjeti palestinez Quds, i lidhur me Hamasin, kishte raportuar më parë se Azzam al-Hayya ishte plagosur rëndë në sulm. Khalil al-Hayya ka humbur disa djem në sulmet ajrore izraelite gjatë viteve. Shtëpia e tij u bombardua në vitet 2007 dhe 2014.
Në vitin 2014, gjatë Operacionit Protective Edge, djali i tij i madh, Osama, u vra së bashku me gruan dhe djalin e Osama-s, shkruan Ynet.
Një djalë tjetër, Hamza, u vra në vitin 2008. Hammam, një djalë tjetër, u vra në sulmin e Izraelit në Doha, i cili shënjestroi Khalil al-Hayya-n dhe zyrtarë të tjerë të lartë të Hamasit, por nuk arriti t’i vriste ata.
Al-Hayya u largua nga Gaza para sulmeve të 7 tetorit, me sa duket për të përfaqësuar Hamasin në negociatat e ardhshme. Ai ka udhëhequr bisedime indirekte me Izraelin në disa raste.