Vendosni fjalën kyçe....

Vazhdon konflikti civil në Siri, Assad merr në kontroll provincën e kontrolluar nga opozita


Forcat e Qeverisë së Sirisë kanë vendosur nën kontroll territorin e kryengritësve në veri-perëndim të vendit, thanë mediat shtetërore dhe Observatori sirian për të drejtat e njeriut me qendër në Londër.

Marrja e al-Sahr në provincën veriore Hama erdhi pas rivendosjes së kontrollit në dy fshatra tjera dje, pasi ushtria deklaroi fundin e armëpushimit të shkurtër më herët këtë javë.

Opozita siriane për momentin e kontrollon vetëm rajonin e Iblidit, i cili shpesh herë është sulmuar nga forcat e Assadit.

Në anën tjetër, Erdogan nga Turqia ka thënë se së shpejti vendi i tij do ta fillojë një ofensivë të re ushtarake ndaj forcave kurde në vend.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *