Vendosni fjalën kyçe....

Juventus merr Rodrigez por vetëm në rast se largohet Dybala


Paulo Dybala mund të largohet nga Juventusi, me PSG-në, Interin dhe Totenhemin, që interesohen për lojtarin, por me këta fundit, që duket se kanë nuk kanë shumë kohë pasi merkato në Angli, mbyllet sot.

Sipas asaj që shkruan spanjollja “As”, bardhezinjtë kanë hedhur sytë nga lojtari i Realit, Xhejms Rodrigez. Lojtari prej kohësh ndiqet nga Napoli, por së fundmi në garë është futur edhe “Zonja e Vjetër”, të cilët do të tentojnë transferimin e kolumbianit.

Thuhet se edhe Kristiano Ronaldo, ka thënë miratimin e tij për këtë transferim, dhe do të ishte i lumtur nëse do të bashkohej përsëri me 28-vjeçarin.

Gjithsesi ky transferim është i mundur, vetëm në rast se ndodh largimi i Dibalës, në të kundërt është e pamundur që Xhejms Rodrigez, të transferohet në Torino.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *