Vendosni fjalën kyçe....

I vihet zjarri një lokali në Tepelenë


Një zjarr i madh ka përfshirë mbrëmjen e kaluar një lokal në fshatin Hormovë në Tepelenë.

Mësohet se si pasojë e zjarrit janë janë djegur disa tavolina dhe karrige në lokalin që ndodhet në pronësi të shtetasit me inicialet R.E.

Paraprakisht polocia dyshon për zjarrvënie të qëllimshme.

 “Në datë 07.08.2019, gjatë natës, në fshatin Hormovë, Tepelenë, ka rënë zjarr në brendësi të lokalit në pronësi të shtetasit R.E. Për pasojë janë djegur disa tavolina dhe karrige.

Nga kryerja e veprimeve të para hetimore dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme.

Po punohet për indetifikimin dhe kapjen e autorit”, njofton policia.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *