Vendosni fjalën kyçe....

Me flamuj të PD-së e buri, autokolona me makina i bashkohet protestës së opozitës (Video)


Simpatizantët e opozitës janë duke u mbledhur për protestën e thirrur përballë kryeministrisë në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Një autokolonë me simpatizantë demokratë, nga zona të ndryshme të vendit janë nisur drejt Tiranës për t’ju bashkuar tubimit, ndërsa dëgjohet se i bien pa pushim burive të makinave.

Protestues janë mbledhur edhe në oborrin e selisë blu teksa presin Kryetarin Sali Berisha të dalë nga zyrat për tu bashkuar në protestë në orën 12:00.

Një qytetar, i cili kishte udhëtuar nga Kuçova drejt Tiranës, mbështetës i PD-së tha për News 24 se kryeministri duhet të jepte dorëheqje dhe se në vend duhet të mbaheshin zgjedhjet e parakohshme.

Çdo gjë po bën që të protestojmë. Krimi është i pranishëm në çdo kohë, populli nuk duron dot më. E mira është që kryeministër të japë dorëheqje, të mbahen zgjedhjet e parakohshme. Në Kuçovë ndihet dhe varfëria. Unë punoj si usta (në ndërtim). Më parë kishte punë, populli kishte lirinë e veprimit, kurse tani janë shtrënguar gjërat dhe ngacmimet janë në kulm. Në Greqi u përplasën trenat dhe po japin dorëheqje ministrat, rrezik ta japë dhe kryeministri. Në Shqipëri ndodh e kundërta, qeveria bën ça të dojë.”, tha protestuesi.