Vendosni fjalën kyçe....

40 mijë emigrantë qëndrojnë në kufi me SHBA-në në pritje për azil


Të paktën 40.000 emigrantë janë në kufirin e Shteteve të Bashkuara me Meksikën, të cilët janë në listën e pritjes së azilit ose në pritje të një seance gjyqësore pasi janë rikthyer përtej kufirit.

Numri i migrantëve, i vlerësuar nga Associated Press dhe Qeveria e Meksikës, është rritur ndjeshëm nga fillimi i vitit.

Për shkak të numrit të madh të shtetasve kamerunas që flasin gjuhën angleze, e që po ikin nga qeveria e tyre e drejtuar nga qytetarët që flasin frëngjisht, numri i azilkërkuesve është rritur nga 4.800 në 10.000 në tre muajt e fundit.

Reagimi i ashpër i presidentit të SHBA-së Donald Trump ndaj valës së emigranteve që kërkojnë mbrojtje humanitare, e ka kthyer Meksikën në një dhomë pritje për azilkërkuesit, shumica e tyre nga Amerika Qendrore.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *