Vendosni fjalën kyçe....

Shpërthen në flakë avioni privat i Pink (VIDEO)


Avioni privat i këngëtares Pink ka shpërthyer në flakë në Danimarkë. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së hënës, ku avioni i cili mbarte ekipin dhe menaxherin e këngëtares, shpërtheu në flakë pas uljes së avionit në pistë.

Sipas “Hello Magazine”, Pink nuk ndodhej vetë në avion, ndërsa menaxheri, ekipi i saj dhe ekuipazhi kanë shpëtuar pa lëndime.

“Pink nuk ishte personalisht në bord, por menaxheri i saj dhe disa anëtarë të tjerë të turneut ishin, por gjithçka shkoi në rregull”, njoftoi promovuesi i Pink për gazetën norvegjeze VG.

Të gjithë u dërguan në një hotel ku kaluan natën. Një natë më parë, Pink dhe ekipi i saj mbajtën një koncert në Oslo.

Ende nuk dihet se çfarë e shkaktoi incidentin e avionit.