Vendosni fjalën kyçe....

Ligji për PPP-të/ Meta i përgjigjet Spiropalit përmes zëdhënësit: E çmendur


Pas vendimit të presidentit Ilir Meta për të kthyer në Kuvend ligjin “Për koncensionet dhe PPP-të”, pati një reagim nga Elisa Spiropali.

Ajo bëri një koment ironik, duke thënë se nuk habitet për vendimin e Metës të cilin e quan “Baba Xhikja” ndërsa shtoi se tashmë president ka ngelur vetëm karikatura e Metës.

Por Presidenti Meta i është përgjigjur përmes zëdhënësit të tij Tedi Blushi.

Ky i fundit e quan ministren për Marrëdhëniet me Parlamentin “të çmendur”.

“Asnjë habi që në kulmin e vapës, Rilindja ndërsen gjithmonë të çmendurën E.E çmendura E., foli sot për shumë gjëra, por në asnjë rresht për thelbin e problemit: nenet e dyshimta klienteliste 17 dhe 18 të ligjit famoz të PPP-ve, që në muajt e verës u krijojnë hapësirë pakicës që nuk do rotacion, të sulet drejt pronave publike për të zhvatur ç’të mundë deri në vjeshtë.

Dhimbje për të çmendurën E., cila pasi nxorri me këpucë të kuqe doganat, nuk i bën përshtypje t’i nxjerrë dritat e kuqe të gjithë ekonomisë kombëtare, pavarësisht paralajmërimeve të institucioneve ndërkombëtare.”, shkruan zëdhënësi I presidentit, Tedi Blushi.

 Në reagimin e saj, pas vendimit të presidentit, Spiropali shkruante: Me një fjalor të katandisur si mos më keq ai qëlloi mbi shumicën dhe opozitën parlamentare, ai na rikujtoi se nuk kemi më President, po në vend të Presidentit na ka mbetur një karikaturë e vetë Ilir Metës. Për kthimin në Parlament të ndryshimeve në Kodin Penal nuk habitemi.
Nuk kemi si presim ndjeshmëri nga Baba Xhikja për hurin në stadiume, sigurinë ushqimore, bllokimin e akseve rrugore e të veprave, vjedhjen e pronësisë intelektuale, dëmtimin e zonave të mbrojtura, për mjekët, policët apo zyrtarët e goditur për shkak në detyrës.”

 Në fund ajo shton: Ka mbetur vetëm hija dhe vula e Baba Xhikes në presidencë, prej ku çeta e tij e mbledhur grusht nën dritën e hënës, pret tërmetin dhe urdhërat nga mali për të shkrepur dyfekun.”

Meta dekretoi sot kthimin për rishqyrtim në Kuvend, të ligjit “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin “Për koncensionet dhe PPP”. Sipas presidentit, ligji në tërësinë e tij është një nismë positive, por që mund të “ketë pasoja negative për ekonominë e vendit”.

Presidenti nuk bie dakord me dy nene të ligjit, që sipas tij është e nevojshme të rishikohen pasi krijojnë hapësira për prodhimin e pasojave dhe qëllime klienteliste. Ai shprehet se ligji është mbajtur pezull në mënyrë të paarsyetuar për një periudhë 4-mujore. Po ashtu ai akuzon ish-ministrin Arben Ahmetajn, se ka ndryshuar dy nenet, 17-18, me qëllimin për t’i hapur rrugë kompanive të lidhura me qeverinë që koncensionet të aplikohen pa kufizim edhe për 3 muaj të tjerë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *