Vendosni fjalën kyçe....

Basha poston videon dhe pyet: Pse hesht Rama për Vangjush Dakon dhe fshihet pas mashtrimit për kullat 200 milionë euro


Kreu u Partisë Demokratike Lulzim Basha në një postim në Facebook ka shpërndarë edhe njëherë përgjimet e publikuara nga dosja 339 ku janë kapur në bisedë ish-kryetari i Bashkisë Durrës Vangjush Dako dhe të akuzuarit për trafik droge të grupit Avdylaj.

Basha edhe një herë ka kërkuar që kryeministri Rama të prononcohet për Vangjush Dakon.

Pse hesht hajduti psiqik për bankomatin e tij personal?
Pse fshihet përditë pas mashtrimeve për 6 kullat 200 milionë euro dhe nuk belbëzon asnjë fjalë për Dakon?
Pse ka emëruar e po emëron vetëm kamikazë dhe shërbëtorë të krimit dhe të hajdutëve me pushtet në prokurorinë dhe drejtësinë e kapur?
Përgjigjet i gjeni vetë në fjalët e treshes
Rama-Dako-Avdylaj
:”-shkruan Basha.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *