Vendosni fjalën kyçe....

Lulzim Basha: Rama s’ka belbëzuar asnjë fjalë për shpalljen non-grata të Dakos (VIDEO)


Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, ka publikuar një video përmes së cilës akuzon kryeministrin Edi Rama se nuk ka folur asnjë fjalë për shpalljen non-grata të Vangjush Dakos, sepse e ka ortak. Sipas Bashës, Rama është I fiksuar për momentin vetëm me aferën e Teatrit Kombëtar.

“Afera e 6 kullave 200 milionë euro e treshes Rama-Veliaj-Mafia e Ndërtimit dhe Drogës është obsesioni dhe makthi i hajdutit psiqik që akoma nuk ka belbëzuar asnjë fjalë për ortakun dhe bankomatin e tij personal Vangjush Dako”, shkruan Basha.

Në videon e kryedemokratit jepet dhe një fragment ku Rama e mbron Dakon duke sulmuar edhe Zërin e Amerikës.

 

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *