Vendosni fjalën kyçe....

Basha: Lajm i keq që Dako s’ka dalë para drejtësisë, e mbron Rama


Kreu i PD-së, Basha, ka thënë se është lajm i keq faktin që Vangjush Dako nuk ka dalë ende para drejtësisë ndërkohë që ditën e sotme Dakos dhe familjarëve të tij iu ndalua hyrja në SHBA për shkak të përfshirjes në raste madhore korrupsioni.

‘Është lajm i mirë që Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë shpallur non grata Vangjush Dakon për përfshirje në raste të mëdha korrupsioni. Është lajm i keq që Vangjush Dako nuk ka dalë akoma para drejtësisë për asnjë rast korrupsioni. Vangjush Dako nuk është vetëm një politikan i korruptuar. Ai është pjesë e krimit te organizuar, në bashkëpunim me të cilin vodhi zgjedhjet për llogari të pushtetit të Edi Ramës. Si shpërblim Vangjush Dako i dorëzoi krimit të organizuar kontrollin ekonomik dhe politik të Bashkisë së Durrësit.’ – ka shkruar Basha në faqen e tij në ‘Facebook’.

Basha deklaroi më tej se Dako ka pasur si mburojë paprekshmërie gjatë gjithë kohës kryeministrin Rama.

Të gjitha korrupsionet e Dakos, theksoi kryedemokrati janë bërë nën mbrojtjen, dijeninë dhe për përfitimin e Ramës.

‘Është lajm i keq që Vangjush Dako ka si mburojë paprekshmërie nga drejtësia kryeministrin e vendit, Edi Rama. Veprat e mëdha të korrupsionit janë bërë nën mbrojtjen, me dijeninë dhe për përfitimin e Edi Ramës. Është Edi Rama ai që e mbron Vangjush Dakon apo siç e quajnë miqtë e tij, bankomatin personal të parave të pista të Edi Ramës. Përpara ligjit dhe Kushtetutës, Edi Rama zgjodhi gjithmonë Dakon, edhe kur gazeta gjermane BILD tregoi bashkëpunimin direkt me krimin e organizuar për të blerë zgjedhjet në 2017. Edi Rama i mbron kriminelët e tij, brenda dhe jashtë politikës, sepse ai e ka të qartë se as nuk e merr dhe as nuk e mban dot pushtetin pa krimin. Prandaj, largimi i Edi Ramës është zgjidhja për të shkëputur lidhjet e politikës me krimin, për të vënë qeverinë në interes të qytetarëve, jo të krimit dhe të oligarkëve me të cilët vjedh çdo ditë shqiptarët.’ – mbyll Basha statusin e tij.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *