Vendosni fjalën kyçe....

Shefi i spiunazhit të Ukrainës: Në Rusi po zhvillohet një grusht shteti, deri në fund të gushtit Putini ka mbaruar


Shefi i spiunazhit të Ukrainës pretendoi mbrëmë se një grusht shteti për të hequr Vladimir Putinin tashmë është duke u zhvilluar dhe se Rusia do e humbiste luftën deri në fund të këtij viti.

Gjeneralmajor Kyrylo Budanov, 36 vjeç, tha se ai besonte se një pikë kthese në konflikt do të vijë më vonë këtë verë dhe përfundimisht do çojë në rrëzimin e Putinit nga pushteti.

“Pika e thyerjes do të jetë në pjesën e dytë të gushtit.” – tha gjenerali Budanov për Sky News.

“Shumica e luftimeve aktive do të kenë përfunduar deri në fund të këtij viti. Kjo përfundimisht do të çojë në ndryshimin e udhëheqjes së Federatës Ruse. Ky proces tashmë ka nisur. Si rezultat, ne do të rinovojmë fuqinë ukrainase në të gjitha territoret tona.”

Gjithashtu dje u pretendua nga një oligark rus i paidentifikuar se Putini është ‘shumë i sëmurë me kancer në gjak’.

Oligarku, i cili ka lidhje të ngushta me Kremlinin dhe i quajtur vetëm ‘Yuri’ për të mbrojtur identitetin e tij, pretendoi se një sërë problemesh shëndetësore nga të cilat besohet se vuan Putin janë të lidhura me kancerin e gjakut.