Vendosni fjalën kyçe....

‘Rama mashtroi sot për të mbuluar vjedhjen te Teatri, do grabisë 8467 metra katrorë tokë’ – Vokshi


Partia Demokratike ka denoncuar kryeministrin projektin për grabitjen e truallit të Teatrit Kombëtar.

Në bashkëbisedimin me gazetarët ditën e sotme, kreu i qeverisë tha se nuk do preket asnjë centimetër truall i Teatrit Kombëtar.

Albana Vokshi ka thënë se kjo është krejtësisht e pavërtetë.

Sipas Vokshit e vetmja e vërtetë për Teatrin Kombëëtar është grabitja e 5522 metrave katrorë të Teatrit Kombëtar dhe 2945 metra katrorë që i takon Bashkisë së Tiranës dhe institucioneve të tjera shtetërore.

PD thekson se kryeministri Rama është kumbari i mafias së ndërtimit dhe është tregues se projekti i tij kriminal nuk ka lidhje me artin por është një vjedhje e madhe.

‘E vetmja e vërtetë për Teatrin Kombëtar është grabitja prej tij e 5522 metra katrorë tokë në pronësi të Teatrit Kombëtar dhe 2945 metra katrorë tokë që i takon Bashkisë Tiranë dhe institucioneve të tjera shtetërore, gjithësej 8467 metra katrorë tokë publike.

Edi Rama bëri sot të vetmen gjë që di të bëjë më mirë: të mashtrojë për të mbuluar vjedhjen.

Faktet e renditura në video tregojnë se ai është kumbari i mafias së ndërtimit. Është e qartë se ai nuk do Teatrin. Ai do tokën e Teatrit dhe tokën publike për t’ia dhënë kompanisë që vetë ka caktuar për një projekt nga ku fitimet janë 200 milionë euro.

Fakti që kumbari i mafias së ndërtimit refuzon të presë vendimin e Gjykatës Kushtetuese, është tregues se projekti i tij kriminal nuk ka lidhje artin, nuk ka lidhje me një teatër modern, por është një vjedhje e madhe.’ – shkruan Vokshi në ‘Facebook’.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *