Vendosni fjalën kyçe....

Mjeti del nga rruga në Fier, plagosen 4 anëtarë të një familje


Foto ilustruese

Një makinë tip “Peugot” ka dalë nga rruga në Varibop të Fierit dhe për pasojë katër persona kanë mbetur të lënduar.

 Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:30 ndërkohë që mjeti drejtohej nga shtetësja E.H., 30 vjeçe.

Nga përplasja është dëmtuar drejtuesja e mjetit, nëna e saj, shtetasja G.Z, 46 vjeç, banuese në Vlorë edhe 2 fëmijët e mitur 2 dhe 6 vjeç të cilët ndodhen nën kujdesin e personelit mjekësor në Spitalin Rajonal Fier.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *