Vendosni fjalën kyçe....

Aksident në Tiranë, plagosen 4 persona


Një aksident ka ndodhur në Tiranë mbrëmjen e sotme.

Dy makina janë përplasur te rethrrotullimi i Saukut dhe mësohet se janë plagosur 3 persona. 

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për aksidentin.

Njoftimi i policisë:

Tiranë

Informacion Paraprak

Rreth orës 19:50 në afërsi të rrethrrotullimit, në rrugën e “Elbasanit” mjeti me drejtues shtetasin F. F, ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një shtyllë.

Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar drejtuesi i automjetit F. F dhe pasagjerët  D. F,  R. F dhe , A. F të cilët u dërguan në spital për ndihmë mjeksore.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *