Vendosni fjalën kyçe....

Aksident i rëndë në Kosovë, humbin jetën dy persona e lëndohen katër të tjerë


Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Kosovë, ku kanë humbur jetën 2 persona ndërsa 4 të tjerë janë lënduar.

Aksidenti ka ndodhur në fshatin Bernjak të Rahovecit, të premten pasdite.

Policia e Kosovës ka konfirmuar ngjarjen e rëndë ndërsa dyshohet se shkak për aksidentin është bërë shpejtësia tej normës së lejuar.

Në aksident janë përfshirë dy automjete ndërsa identiteti i viktimave dhe i të lënduarve nuk dihet ende.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *