Vendosni fjalën kyçe....

Mesazh fyes ndaj shqiptarëve të Maqedonisë, Këlliçi thirrje ministrit Hoxha: Jep dorëheqjen dhe kërko falje publike për këtë turp


Deputeti i PD-së, Belind Këlliçi ka kërkuar sërish dorëheqjen e ministrit të Jashtëm, Ferit Hoxha pasi ditën e djeshme i pubikoi disa mesazhe ku Këllicci pretendon se i ka quajtur shqiptarët e Maqedonisë ‘idiotë’.

“Po ata idiotët shqiptarë atje çfarë thonë” thuhej në mesazhin e Hoxhës në një grup WhatsApp-i, shpërndarë dje nga Këlliçi.

Këlliçi e ka cilësuar deklaratën të papranueshme dhe ka kërkuar që ministri të kërkojë falje publike dhe të largohet nga detyra.

“Ferit nuk ke pse vazhdon e diskretitohesh!!!

Nuk të mbron dot as time zones të ndryshme dhe as dalja nga grupet e whatsapp! Je thjesht skandaloz dhe këtë po e fakton nga ora në orë!

Jep dorëheqjen dhe kërko falje publike për këtë turp e skandal të pashembullt!

Ke përfunduar në pikën që mbrojtjen ta bën media e inceneratorit Tiranë, makineria e shpifjeve të leçjanit Bollino, të cilët ende nuk e kuptojnë diferencën e time zonave!”