Vendosni fjalën kyçe....

Rama i përgjigjet protestave për Teatrin: Zoti i shtoftë inatin, ne takatin


Kryeministri Rama ka reaguar lidhur me protestat për Teatrin nëpërmjet një video ku tregon punët e bëra nga qeveria e tij në Tiranë.

Videon e tij Rama e shoqëron me një mbishkrim ku shkruan “Zoti iu shtoftë inatin, ne takatin”.

Edhe më herët Rama ka shprehur qëndrimin e tij se nuk do të ndalet për të prishur Teatrin pavarësisht protestave pasi ai e quan si një godinë e cila duhet ndërtuar nga e para.

Ndërkohë nga ana tjetër një numër i madh artistësh dhe qytetarësh protestojnë për një kohë të gjatë kundër prishjes së tij.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *