Vendosni fjalën kyçe....

Aksident në Vlorë, makina përplaset me motorin, dy të plagosur


Një aksident ka ndodhur rreth orës 16:40, në qendër të fshatit “Novoselë”.

Automjeti tip Benz me drejtues shtetasin A. I., është përplasur me një motomjet që drejtohej nga shtetasi M. M., 20 vjeç, me të cilin udhëtonte dhe një shtetas tjetër, të dy banues në Novoselë.

Si pasojë e përplasjes është dëmtuar 20 vjeçari dhe pasagjeri në motomjet, të cilët ndodhen në Spitalin Rajonal Vlorë, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.