Vendosni fjalën kyçe....

Qeveria nis zbrazjen e Teatrit Kombëtar, artistë e qytetarë protestojnë gjatë natës (FOTOT)


Qeveria nisi dje, fshehurazi zbrazjen e Teatrit Kombëtar por artistë e qytetarë kanë riaktivizuar sërish protestat për ta penguar.

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka bërë thirrje për qëndresë, ndërsa ka patur mbështetjen e njerëzve që i janë bashkuar para teatrit.

Një ekip nisi dje të çmontojë mobiljet brenda sallës dhe ambjenteve të tjera të Teatrit Kombëtar, duke alarmuar artistët që prej muajsh po mbrojnë teatrin nga prishja.

Këto janë foto të “Faxweb.al” që tregojnë se çfarë po ndodh në brendësi të objektit pasuri kombëtare.

“Sot në mëngjes, Ministria e Kulturës ka urdhëruar zbrazjen e godinës së Teatrit Kombëtar.

Duket se dyshja Rama-Veliaj po hedhin hapat e parë konkret për shembjen e kompleksit teatror dhe grabitjes së truallit publik.

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit e ka deklaruar prej kohës qëndrimin e saj të prerë në lidhje më këto hapa: TEATRI NUK DO TË SHEMBET!!! Pushtetit politik mund ti trimërojë hajdutët, por nuk ka për ti shpëtuar përgjithmonë. Teatri do mbrohet, edhe me gjak po të jetë nevoja, dhe kushdo që do guxojë të ngrejë dorën ndaj tij do të gjykohet e do të paguajë shumë shpjet pasojat e vendimeve të marra sot.

Hiqni dorë nga kjo marrëzi para se te jetë vonë për Ju!”, reagoi Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit.

Koncesioni për Teatrin Kombëtar është bllokuar nga presidenti Ilir Meta duke i rikthyer në Kuvend projektligjin por me sa duket kryeministri Edi Rama as që do t’ia dijë.

Këtë PPP e ka fituar “Fusha sh.p.k”.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *