Vendosni fjalën kyçe....

Kryemadhi: Protesta e teatrit demaskoi grabitjen që Rama i bëri pronës publike


Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi në emisionin “Tempora” në Ora News tha se protesta e Teatrit demaskoi grabitjen që Edi Rama i bën pronës publike.

Sipas saj, kjo protestë tregoi se i gjithë sistemi është i kalbur dhe u investua në grabitjen e pronës publike.

“Grupi organizator i protestës së Teatrit, që për hir të së vërtetës kanë qenë një motivim i jashtëzakonshëm për të gjithë ne, bënë demaskimin e parë të grabitjes që bën Edi Rama duke grabitur pronën publike dhe duke shkelur çdo lloj ligji dhe çdo lloj rutine ligjore. Dhe ajo që dua të them e që vjen pastaj në atë që është shumë e rëndësishme është që sot ne kërkojmë t’i kalojmë gjërat në individuale duke thënë që konflikti është individual, jo nuk është i tillë.

Konflikti është ligji përballë anti-ligjit, sepse nëse kanë rreth 1 vit e gjysmë, nuk mendoj që asnjëri qoftë Kastriot Çipi, qoftë Robert Budina, qoftë Neritan Liçaj apo edhe zonjat që janë aty, që e kanë kohën e tepërt apo nuk kanë punë të tjerë për të bërë. Por ata nuk janë ndalur asnjë ditë në punën e tyre për të demaskuar këtë mega-vjedhje apo mega-grabitje.

Por jo vetëm kaq, por tregon se si është kalbur i gjithë sistemi që nga Instituti i Monumenteve të Kulturës, që nga Instituti i Ndërtimit e të gjitha me radhë, që në zyrat e Hipotekave se si është manipuluar me certifikatat e pronësisë. Kur bëhen këto manipulime për një institucion kaq të rëndësishëm, imagjinoni se ç’mund të ndodhë me certifikatat e pronësisë të qytetarëve të thjeshtë”- tha Kryemadhi.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *