Vendosni fjalën kyçe....

Basha: Sot demokratët e braktisën Berishën, dita e sotme ishte ditë sulmi, do pushtohej selia


Kreu i PD-së, Lulzim Basha në konferencën për shtyp deklaroi se dita e sotme ishte paralajmëruar si ditë sulmi e pushtimi me forcë të selisë së demokratëve.

Basha theksoi se Berisha sot u braktis nga shumica e demokratëve.

Me zhvillime tragjike për demokratët. Prania juaj u vonua për më shumë se 4 orë me shkakun e kryerjes së veprimeve hetimore.

Dita e sotme ishte paralajmëruar si një ditë sulmi, si dita e pushtimit me forcë e selisë së demokratëve, si dita për të kurorëzuar aksionin e tij personal, për hallin e tij personal. Sikundër e kemi thënë prej kohësh, ajo që nisi si lëvizje demokratizuese e tregoi sot fytyrën e saj. Shumica e absolute e demokratëve nuk iu përgjigjën Berishës, e braktisën siç a kanë braktisur gjatë këtyre muajve.”- u shpreh Basha.