Vendosni fjalën kyçe....

Spiropali foto me Ismail dhe Helena Kadare, Luan Rama e kritikon për gjuhën e përdorur në përshkrim (Foto)


Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin Elisa Spiropali publikoi ditën e sotme një foto nën shoqërinë e shkrimtarit Ismail Kadare dhe dhe bashkëshortes së tij Helena.

Spiropali bashkëngjitur fotos ka shkruar dhe disa fjalë për çiftin Kadare duke shprehur mirënjohje ndaj tyre.

“Me një Gjeni si Ky dhe një Zonjë si Kjo, asnjë mundim nuk është i kotë, asnjë lodhje nuk është e tepërt, asnjë shpresë nuk është e parealizueshme për një Shqipëri europiane, të begatë dhe të qytetëruar”- shkruan Spiropali.

Por ky mbishkrim ka ngjallur kureshtjen e ish-deputetit Luan Rama i cili është kapur me përdorimin e përemrave “ky” dhe “kjo” të përdorura nga Spiropali për t’iu drejtuar Kadaresë dhe bashkëshortes së tij.

Sipas Luan Ramës përemrat nuk përdoren pasi janë fyese jo vetëm kur i drejtohesh dy personaliteteve por edhe në gjuhën e përditshme.

“Një këshillë për ty Elisë.
Jo vetëm në kuptimin etik, por as në atë njerëzor, nuk mund t’u drejtohesh dy njerëzve të shquar, shkrimtarit tonë të madh Ismail Kadare dhe bashkëshortes së tij, shkrimtares Elena Kadare, me përemrat dëftorë “ky” dhe “kjo”!  Është mungesë respekti, është fyese. Është shenjë arrogance dhe mungesë e kulturës gjuhësore. Sepse Ismail dhe Helena Kadare nuk janë “ky” dhe “kjo” për askënd.

Askush më parë dhe askund ku është folur dhe shkruar për Ismail Kadarenë dhe bashkëshorten e tij Helenë, nuk ka guxuar që t’u drejtohet me “ky” dhe “kjo”- shkruan Rama.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *