Vendosni fjalën kyçe....

Ambasadorja Kim: Ka përpjekje për të frikësuar gjyqtarët e prokurorët, po i ndjekim me vëmendje të gjitha


Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në vendin tonë Yuri Kim thotë se është në dijeni të përpjekjeve për të frikësuar gjyqtarët dhe prokurorët. Ajo thekson se prokurorët dhe gjykatësit duhet të kryejnë detyrat e tyre duke zbatuar ligjin dhe Shqipëria nuk duhet të kthehet pas në të kaluarën apo të qëndrojë në vend, por të ecë përpara.

Kim shton se SHBA mbështet fuqishëm reformën në drejtësi.

“Ne jemi të vetëdijshëm për më shumë përpjekje për të joshur ose frikësuar gjyqtarët dhe prokurorët, për të shtrembëruar drejtësinë, për të këmbëngulur në mosndëshkimin e të fuqishmëve – me fjalë të tjera, për të zvarritur Shqipërinë në të kaluarën. Gjyqtarët dhe prokurorët duhet të kryejnë detyrat e tyre në përputhje me ligjin, me integritet.

Është koha për të thyer modelet e vjetra të korrupsionit dhe ndikimit të paligjshëm në sistemin gjyqësor. Shqipëria duhet të ecë përpara, jo mbrapa, madje as të qëndrojë në vend. SHBA po i kushton vëmendje të gjitha zhvillimeve dhe do të vazhdojë të mbështesë fuqishëm zbatimin e reformës në drejtësi.”- shkruan ambasadorja Kim në Twitter.