Vendosni fjalën kyçe....

‘Meta armik i Kushtetutës, na turpëron si popull’ – Rama sulm presidentit


Kryeministri Rama ka sulmuar presidentin Meta duke thënë se kreu i shtetit është armik i Kushtetutës, i popullit e  shtetit dhe për këtë arsye duhej shkarkuar.

Ndërsa shtoi se mazhoranca do bënte të mundur administrimin e zgjedhjeve nga persona të depolitizuar.

‘Kjo ishte hera e fundit që zgjedhjet administrohen nga partitë politike. Ne do të depolizitojmë zgjedhjet. KQZ po reziston duke mbrojtur Kushtetutën, për të mbrojtur zgjedhjet nga shkatërrimi i paralajmëruar.  30 qershori i ka mbijetuar agresionit më të turpshëm dhe antidemokratik që është ndërmarrë kundër demokracisë dhe objektivit kombëtar, Ilir Meta do ishte politikisht për ne kundërshtar që s’duhet ndaluar të gabojë më tutje. I çoroditur nga drejtësia e re, hakërrues dhe qesharak në pafuqinë e tij, Ilir Meta vulosi rrugën e tij. Ne jemi detyruar që Metën ta lëmë të gabojë. Meta duhet hetuar dhe ndëshkuar deri në fund nga ky Kuvend. Reagimi ndaj tij duhet të jetë frontal, përtej dallimeve politike, për Kushtetutën dhe dinjitetin e shtetit shqiptar. Meta sot është armik i Kushtetutës së Shqipërisë, ai është sot armiku i parlamentit të Shqipërisë, ai sot është vetë shëmbëlltyra e tërbimit të trembur nga drejtësia. Meta na turpëron si qytetarë, si popull, si shtet.’, tha Rama.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *