Vendosni fjalën kyçe....

Meta për çmimin e naftës: Edhe ukrainasit e blejnë më lirë se ne, babëzia me justifikim luftën është e papranueshme


Presidenti i vendit Ilir Meta ka reaguar për rritjen e çmimit të naftës në vend. Ai ka publikuar një pjesë nga një raportim i “ABC News” nga Ukraina, ku çmimi i naftës shkon maksimumi 1 euro për litër.

Meta bën një krahasim të çmimit të naftës në Shqipëri me Ukrainën në luftë si dhe me disa nga vendet e rajonit. Ai shprehet se justifikimi i rritjes së çmimit të naftës me luftën në Ukrainë është i papranueshëm.

 “Ukrainasit në luftë e blejnë naftën 1 euro/litër, shqiptarët në paqe me 2.2 euro/litër.

Edhe sipas raportit të “Global Petrol Price”, të datës 7 mars 2022, 1 litër naftë në Shqipëri kushton më shtrenjtë se:

Në Slloveni 1.75 USD/litër

Në Kroaci 1.65 USD/litër

Në Rumani 1.6 USD/litër

Në Serbi 1.57 USD/litër

Në Bullgari 1.55 USD/litër

Rritja abuzive dhe e shfrenuar e çmimit të karburanteve duhet të ndalet menjëherë!

Babëzia me justifikim luftën është e papranueshme!”- shkruan presidenti Meta.