Vendosni fjalën kyçe....

Basha videomesazh një ditë para protestës: Të gjithë bashkë në Tiranë


Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha u bën sërish thirrje gjithë shqiptarëve, që sëbashku me fëmijët e tyre të marrin pjesë në protestën e 8 korrikut, në orën 20:00.

Përmes një video-mesazhi në “Facebook”, Basha iu kërkon qytetarëve të bashkohen kundër diktaturës së krimit, në mbrojtje të lirisë dhe dinjitetit.

“Nesër me #8korrik në orën 20:00, bashkohemi të gjithë në Tiranë si njerëz të lirë me dinjitet, prindër, motra, vëllezër, bij e bija shqiptarësh kurajozë, të gjithë bashkë kundër diktaturës së krimit, në mbrojtje të lirisë dhe dinjitetit, për familjet dhe fëmijët tuaj, për #ShqipëriaSiEuropa! Asnjë hap pas! #RamaIk”, shkruan Basha.

Pas propozimit të presidentit të vendit Ilir Meta për zgjedhje të parakohshme të përgjithshme më 13 tetor, Basha nuk ka mbajtur një qëndrim.

Duket se opozita do të vazhdojë protestat.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *