Vendosni fjalën kyçe....

Meta ironizon votimet e 30 qershorit: Votat bënë seks dhe u shumuan


Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka publikuar sot një mesazh përmes të cilit, akuzon maxhorancën lidhur me procesin e votimit të 30 qershorit.

Një qytetar, i shkruan presidentit duke i treguar mënyrën që sipas tij u shumuan votat e 30 qershorit.

Qytetari ironizon duke thënë se “kanë bërë seks votat me njëra-tjetrën brenda kutive të votimit dhe janë shumuar”.

Meta iu kërkon qytetarëve të gjejnë një shpjegim shkencor të shumimit të votave mbi numrin e pjesëmarrësve.

“Të dashur miq! Duke ju uruar një të diele sa më relaksuese e çlodhëse ju ftoj të gjithëve të gjeni një shpjegim shkencor të shumimit të votave mbi numrin e pjesëmarrësve të votimeve të 30 qershorit!”, shkruan Meta.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *