Vendosni fjalën kyçe....

Rama: Qameti s’ndodhi, vizat nuk kthehen


Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas lajmit se Komisioni Europian nuk e ka miratuar kërkesën e Parlamentit holandez për rikthimin e vizave për shqiptarët. Sipas tij vizat nuk kthehen sepse Shqipëria s’ka shkelur asnjë kriter, paçka se Parlamenti i Holandës mendon ndryshe, e shumë vende të tjera si Zvicra janë gati të bëjnë të njëjtën kërkesë.

“Ja dhe vizat s’u rikthyen siç predikuan e trumpetuan lajmësit e qametit që s’ndodhi! Komisioni Europian e refuzoi kërkesën e qeverisë holandeze dhe e vërteta doli fiks siç ishte kur e thamë e shumëkush s’e besoi: Vizat nuk rikthehen sepse Shqipëria s’ka shkelur asnjë kriter”, shkruan Rama.

Afati për shqyrtimin e kërkesës së Parlamentit holandez për pezullimin e lëvizjes së lirë të qytetarëve shqiptarë në zonën Shengen është një muaj, datë e cila përfundon sot dhe Komisioni Europian vendosi për mosrikthimin e vizave.

Por lidhur me deklaratat e presidentit të Republikës Ilir Meta, i cili vendosi mbajtjen e dy palë zgjedhjeve më 13 tetor, atyre të përgjithshme dhe zgjedhjet për një president të ri, Rama nuk ka thënë asnjë fjalë deri më tani.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *