Vendosni fjalën kyçe....

KE nuk e pranon kërkesën e Holandës për kthimin e vizave për shqiptarët


Komisioni Europian nuk e ka pranuar kërkesën e Holandës për pezullimin e lëvizjes së lirë të qytetarëve shqiptarë në zonën Shengen.

Afati për shqyrtimin e kësaj kërkese është një muaj, datë e cila përfundon sot. Tirananeës.al duke cituar një zëdhënës të komisionit europian shkruan se rrethanat për të nxitur mekanizmin e pezullimit të vizave nuk plotësohen.

“Pas një vlerësimi të kujdesshëm të përmbajtjes së njoftimit të marrë nga Holanda dhe bazuar në informacionin në dispozicion dhe të dhënat përkatëse, Komisioni konsideron se në situatën aktuale rrethanat për të nxitur mekanizmin e pezullimit të vizave nuk plotësohen. Komisioni do të vazhdojë të monitorojë nga afër përmbushjen e standardeve të liberalizimit të vizave për Shqipërinë, si dhe për vendet e tjera që përfitojnë nga udhëtimi pa viza”, bën të ditur për tirananews.al zëdhënësi i KE-së.

Kujtojmë se më 31 maj Holanda dorëzoi zyrtarisht në Komisionin Evropian kërkesën e saj për pezullimin e lëvizjes së lirë për shqiptarët.

Nëse kërkesa e Holandës do të miratohej atëherë pezullimi i lëvizjes së lirë do të bëhej për një afat prej 9 muajsh dhe gjatë kësaj periudhe Komisioni do të “krijojë një dialog të zgjeruar me shtetin e tretë në fjalë, me qëllim që të korrigjojë rrethanat në fjalë”.

VINI RE: Ky material është pronësi intelektuale e Tirananews


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *