Vendosni fjalën kyçe....

14-vjeçari përfundon në avionin e gabuar pa asnjë shoqërues


Një 14 vjeçar u fut rastësisht në avionin e gabuar duke përfunduar në destinacionin e gabuar, pa asnjë shoqërues.

“ABC News” shkruan se ngjarja ka ndodhur këtë fundjavë, në Aeroportin Ndërkombëtar Liberty në Newark.

Adoleshenti ishte nisur për në Stokholm, dhe kishte fluturuar nga Karolina e Veriut në Neë Jersey përmes një shoqëruesi. Nga atje do merrte një avion për Stokkolm.

Prindërit e kishin dërguar nëpërmjet United Airlines, duke paguar një tarifë që ta shoqëronin të miturin.

Kur kishte mbërritur në Newark, një përfaqësues i kompanisë që e shoqëronte adoleshentin, e çoi atë nga Terminali C në një portë në Terminalin B, ku fillimisht ishte planifikuar fluturimi drejt Stokholmit.

Por ky fluturim ishte zhvendosur në një tjetër portë, dhe përfaqësuesi i kompanisë nuk ishte vënë në dijeni. Nga kjo portë përfundoje për Dusseldorf, Gjermani.

Christer dhe Brenda Bergs thonë se djali i tyre po u shkruante mesazhe nga avioni, duke u thënë se të gjithë pasagjerët po flisnin gjermanisht.

Aty Anton kishte kuptuar se ishte futur në avionin e gabuar dhe njoftoi ekuipazhin. Avioni u kthye përsëri në pistë dhe adoleshenti u nxor nga avioni.

Nëna e Antonit, Brenda sulmoi dy kompaninë ajrore për ngjarjen, atë të United Airlines dhe Stokholm Airlines.

“Dikush të më kontaktojë! … Ju lutem na tregoni se e keni këtë nën kontroll. Ironikisht, United nëse ju nuk do ta shoqëronit atë, kjo kurrë nuk do të kishte ndodhur. Ai nuk do të ishte mbështetur tek ju.”, shkruante ajo në “Twitter”.

“Asnjëherë mos ia besoni United fëmijët tuaj”, postoi ajo përsëri.

Linja ajrore tha se i kishte kërkuar falje familjes së adoleshentit. Në një deklaratë, dy kompanitë ajrore thanë se kishin qenë në kontakt të vazhdueshëm me familjen për të “konfirmuar sigurinë e tij dhe për të kërkuar falje për këtë çështje”. Pas tre orësh adoleshenti u nis në një avion tjetër ku mbërriti tek gjyshërit e tij në Suedi.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *