Vendosni fjalën kyçe....

Kryemadhi: Nxorri policen në rresht të dytë jashtë kushteve, të futet në burg shefi i saj


Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, deklaroi mbrëmjen e sotme se shefi i polices së plagosur sot në protestë duhet futur menjëherë në burg.

Sipas saj oficerët madhorë të policisë së shtetit, kanë bërë sot krim, dhe kanë shkelur ligjin, pasi kanë nxjerrë në protestë policë të papërgatitur.

“Shefi asaj vajzës duhet futur në burg, pasi ka nxjerrë në rresht të dytë një vajzë të forcave shqiponja. Ka nxjerrë në protestë një police pa dorashka. Prokuroria duhet të hapë hetim se kush i ka nxjerrë ata policë në protestë të papërgatitur. Policia i ka të gjitha filmimet, dhe personat që kanë hedhur shashkat janë pjesë e policisë së shtetit, dhe e kanë bërë për të provokuar”- deklaroi Kryemadhi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *