Vendosni fjalën kyçe....

‘Kështjella mbi shkëmbin’ – Qyteti i rrallë në jug të ishullit francez (Fotot)


Ngritur lart në një shkëmb të bardhë gëlqeror në bregdetin jugor të Korsikës, shtrihet qyteti mesjetar i Bonifacios.

Njohur si ‘Sentineli i Mesdheut’, ose thjesht, ‘Kështjella e shkëmbinjve’, është ndoshta sekreti më i mirë i ruajtur në Francë.

Bonifacio është në bregun jugor të Korsikës, i ndarë nga ishulli italian i Sardenjës, nëpërmjet ngushticës së Bonifacios, që zgjat 11 kilometra, e cila është emëruar pas qytetit.

Të dy ishujt u bashkuan dikur, por aktiviteti vullkanik i ndau sërish, duke lënë copëza të mëdha të shkëmbinjve të granitit në ujërat mes tyre.

Ky qytet është një nga vendet e shumta turistike që vizitohen rëndom gjatë gjithë vitit duke qenë se ka një klime mesdhetare ku dimri nuk troket thuajse asnjëherë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *