Vendosni fjalën kyçe....

Rama i përgjigjet Metës: Çmenduria e dytë, zgjedhjet zhvillohen më 30 qershor


Kryeministri Rama e ka cilësuar si çmenduri të dytë dekretin e Metës për caktimin e 13 tetorit si datën e re të zgjedhjeve lokale.

Në një postim në llogarinë e tij në ‘Twitter’, Rama ironizon duke thënë se kjo datë është nxjerrë nga filxhani i revolucionit imagjinar.

Ndërsa thekson se 30 qershori është e vetmja datë zgjedhjesh.

‘A ju thashë prisni çmendurinë e dytë?Tani thjesht mëshirojeni Data e nxjerrë nga filxhani i revolucionit imagjinar është një. NULLUM ABSOLUTUM dhe QUOD NULLUM EST NULLUM PRODUCIT EFFECTUM. 30 QERSHORI ESHTE E VETMJA DATE ZGJEDHJESH.’ – shkruan Rama.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *