Vendosni fjalën kyçe....

Aksident tragjik në Itali, humb jetën mjeku shqiptar


 

Një mjek shqiptar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti me makinë në Villanova të Italisë. Sikurse shkruajnë mediat italiane, mjeku 66-vjeçar po udhëtonte me dy miqtë e tij në një automjet Mercedez Benz në autostradën A25.

Mjeku ishte i ulur në sediljen e mbrapme kur makina  u përplas në bordurën ndarëse midis dy karrexhatave. 66-vjeçari fluturi nga dritarja e pasme dhe humbu jetën në vendngjarje për shkak të plagëve të rënda . Ndërkohë që dy miqtë e tij ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën.