Vendosni fjalën kyçe....

Mesazhi i Metës për kryeministrin: Edi, reflekto!


Presidenti Meta theksoi se shpreson në reflektimin e kryeministrit Rama deri në fund, për të mos e çuar vendin në përplasje.

Ai tha se nuk ishte për dhënien e gjithë pushtetit sovjetëve dhe as për lëvizjen Rama ik të opozitës.

‘Nuk jam për ‘të gjithë pushtetin sovjetëve’, është axhendë bolshevike që populli ynë e ka provuar për 50 vjet. Nuk është as ‘Rama ik’ e Lulit, Monës dhe Doktorit. E imja është shumë e thjeshtë, Edi reflekto sepse siç bëj dallimin mes Monikës dhe Republikës edhe atij i kam kërkuar para se ta votonim si kryeministër, që duhet të bëjë dallimin mes të qenit kryetar i PS-së dhe të qenit kryeministër i të gjithë shqiptarëve, është detyrim kushtetues, superior krahasuar me detyrimet e pjesshme. Axhenda ime nuk është Rama ik, por Edi reflekto. Jo provokime të një shteti paralel. Ju kujtoni se unë jam kaq i pashpresë që ai nuk do të reflektojë. Kemi orë, kemi ditë. Sepse të gjithë shqiptarët janë të shqetësuar.’ – tha Meta.

Ndërsa tha më tej në deklaratën e tij se me 30 qershor s’ka zgjedhje ligjore ndërsa shpreson deri në fund për reflektimin e kryeministrit por edhe të opozitës.

‘Duhet të jemi shumë të hapur me njëri-tjetrin. Qëndrimi im ka qenë dhe është tepër i qartë: Më 30 qershor s’ka zgjedhje ligjore, shpresoj të ketë reflektim se një nga pretendimet ka qenë që s’ka datë të re zgjedhjesh. Prita duke synuar të dekurajoja përshkallëzimin e konfliktit dhe tensionit. Kam pritur në radhë të parë kryeministrin dhe liderin e opozitës për të garantuar zgjedhje gjithëpërfshirëse. Ndërkohë ju i dini reagimet e tij. Unë se kam humbur dhe s’kam ndërmend ta humbas qetësinë. I bëj thirrje kryeministrit të reflektojë’. – shtoi Rama.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *